Insajderi
Aktuale

Haxhi Shala nesër udhëton për në Hagë, do të paraqitet para Speciales si i dyshuar

Insajderi
06 October 2020 - 17:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhi Shala nesër udhëton për në Hagë, do të paraqitet para Speciales si i dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala do të udhëtojë nesër për në Hagë të Holandës për tu paraqitur në Gjykatën Speciale.

Shala ishte ftuar në cilësinë e të të dyshuarit më 24 gusht të këtij viti.

Lajmin për udhëtimin e tij në Hagë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj përmes një postimi në Facebook.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë”, ka shkruar Kilaj.

https://www.facebook.com/isni.kilaj/posts/3528486543839697


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark