×
Insajderi

Kuvendi miraton Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

Insajderi
21 October 2020 - 10:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Në seancën e sotme plenare, 63 deputetë të kuvendit votuan pro projektligjit që rregullon fushën e financimit të partive politike në vend, raporton Gazeta Insajderi.

Ky projektligj është mbështetur edhe nga shoqëria civile, e cila ka vlerësuar se versioni aktual i projektligjit “përbën një hap të madh në avancimin e transparencës dhe llogaridhënies financiare të subjekteve politike karshi publikut”.

Por, paraprakisht kuvendi nuk ka pasur kuorum për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare.

Tri Projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nuk kanë marrë votat e mjaftueshme në seancën e kaluar, pasi që janë kundërshtuar nga LVV-ja, nuk janë hedhur në votim fare, pasi që në sallë kanë qenë më pak se 80 deputetë, sa duhen për miratim të tyre.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark