×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e 19-vjeçarit në Gjilan – policia jep detaje

    Insajderi
    23 October 2020 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një i ri i moshës 19-vjeçar mbrëmë dyshohet se është vrarë me mjete të mprehta në rrugën “Gjon Sereqi” në qytetin e Gjilanit.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilnait, Ismet Hashani a treguar për Gazetën Insajderi se rasti ka ndodhur rreth orës dymbëdhjetë pas mesnatës.

    Hashani ka treguar se 19-vjeçari pasi që është gjetur është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    “Me date 23.10.2020 rreth  orës 00:06, stacioni policor në Gjilan  kanë  marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar  dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S.  (2001)  . Viktima  është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është  dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal  Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale”, ka thënë Hashani për Insajderin.

    Hashani ka treguar se viktima pasi që nuk ka mujtur t’i mbijetoj plagëve ka ndërruar jetë rreth orës 01:55. Ndër tjera zëdhënësi i policisë ka treguar se momentalisht ende nuk ka të arestuar për këtë rast.

    “Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima  i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete. Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML.  Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani për Insajderin. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark