Një trafo është djegur në lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë.
Banorët e kësaj lagje kanë treguar për Insajderin se që nga ora 11:00 e ditës kanë qenë pa energji elektrike, deri në ora 21:00 i është kthyer energjia por vetëm pas 5 minutave ka ndodhë djegia e trafos.
“Prej orës 11 të ditës skemi pas rrymë në 9 ka ardhë edhe mas 5 min ka ndodh kallja e trafos”, ka thënë njëri prej banorëve.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Ashtu siç kanë konfirmuar banorët, ekipet e policisë dhe zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes
Më poshtë gjeni pamjet:
Insajderi do t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin…