Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë detajet për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Janë kryer 2.174 testime, prej të cilave 397 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastar, të moshave nga 44 në 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.