Dhoma e Epërme e Parlamentit Italian, me një shumicë të ngushtë, votoi sot në favor Giuseppe Conte duke i mundësuar të ruajë pozitën si kryeministër, pavarësisht largimit të disa partnerëve më të vegjël të koalicionit nga qeveria javën e kaluar.
Conte mori besim në Dhomën e Ulët të Parlamentit në një mënyrë të ngjashme dje, me 153 vota pro dhe 140 kundër, raporton Reuters.