Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, kanë biseduar për këtë proces dhe fazën përfundimtare të tij.
Hoti ka theksuar se nga korriku i vitit të kaluar, dialogu ka rifilluar mbi bazën e tri parimeve, njohjën reciproke, sovraniteti i panegociueshëm dhe paprekshmëria e Kushtetutës.
“Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi”.
“Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook. /Insajderi.org