Eric Bailly ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Insporti.com.
Bailly ishte infektuar nga koronavirusi gjatë kohës kur ishte në detyrë me Kombëtaren e tij.
Manchester United ka konfirmuar se qendërmbrojtësi i “Djajve të kuq” përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Twitter” konfirmuan që Bailly ka dal pozitiv me COVID-19.
“Ole konfirmon që Eric Bailly ka testuar pozitiv me COVID-19 derisa ishte në detyrë për Kombëtare”, shkruhet në komunikatë.