Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka thënë se e shqetëson heshtja e Presidentes Vjosa Osmani ndaj intertvistimit të tij nga Policia.
Policia të shtunën ka kërkuar nga Olluri ta tregojë burimin e informacionit, por i njëjtë ka refuzuar ta thotë, sepse burimi e gazetarëve mbrohet me Ligj.
Ndaj cënimit të lirisë se fjalës, nuk ka reaguar presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.
Gazeta rreth kësaj çështjeje ka kërkuar një sqarim nga Zyra e Presidentes, por e njëjta e që nga e shtuna, nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Insajderi të premten ka raportuar, se të enjten, më 15 prill, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.
Lexo shkrimin e plotë: