Mbrojtësi i kosovar i St.Pauli, Leart Paqarada shënoi një gol të bukur në fitoren e thellë 4-0 ndaj Wurzburger Kickers dhe ka arritur të futet në formacionin e javës në Bundesliga 2, pas një paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit, shkruan Insporti.com.
Sajti i njohur ‘SofaScore’ e ka vlerësuar Paqaradën me notën 9.4, njëherit nota më e lartë në formacionin e javës.
Kujtojmë se, Paqarada konfirmoi se nuk do të pranojë ftesën e reprezentacionit të Kosovës, derisa në stol është selektori Bernard Challandes.