×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ngjarjet e sotme më të rëndësishme në Kosovë

    Insajderi
    20 April 2021 - 07:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën virtuale ku do të prezantohet raporti hulumtues me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve”. (Ora 10:00, https://zoom.us/j/96953942398?pwd=SFNmQUIvT0tRaHlDaVYrN3l5bzJVQT09 Meeting ID: 969 5394 2398, Passcode: 1)

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

    Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të shqyrtohet fushëveprimi i komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

    Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku do të shqyrtohet propozim-vendimi i Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve për 5 biznese përfituese. (Në lokacione të ndryshme ora 11:00. Do të ketë transport të organizuar, nisja nga ora 10:30)

    Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C-301, ora 11:00)

    Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA do të shpërndajë pako ushqimore dhe higjenike në Komunën e Gjakovës, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini. (Palestra Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, ora 11:00)

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “SUNDIMI I LIGJIT NË KOSOVË: Cilat janë prioritetet e qeverisë së re?” (Hotel Sirius, salla Cassiopea, ora 13:00)

    Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA do të shpërndajë pako ushqimore dhe higjenike në Komunën e Istogut, ku merr pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Agim Ademaj. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)

    Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, publikon hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë Covid 19 në sektorin e turizmit i cili është hulumtimi i parë i këtij lloji. (Zyret e UTK, Rr. Pashko Vasa, No.54, Qyteza Pejton, ora 15:30)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark