×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes

    Elon Musk ndëshkon Bitcoinin – ndalon përdorimin e tij për blerjen e veturave

    Insajderi
    13 May 2021 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Tesla ka pezulluar blerjen e automjeteve duke përdorur Bitcoin. Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër”.

    Kështu  shkroi në Twitter, bosi i kompanisë së makinave elektrike, Elon Musk, i cili më parë i kishte dhënë dritën jeshile përdorimin të kësaj monedhe digjitale.

    Gjithashtu ai ka dhënë edhe arsyet se u ndërmor një vendim i tillë. “Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shtoi Musk.

    Mbështetja për kriptovalutën nga Tesla kontribuoi në çmimet e kriptovalutave, duke përfshirë bitcoin dhe dogecoin, duke u rritur në muajt e fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark