×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Antigona është një nga 2000 ushtarët e Armatës së Zvicrës

    Insajderi
    13 June 2021 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Antigona Kalimashi, aspirante për nënoficere të armatës së Zvicër, është i pari person që nga komandanti i pergjithshem i ushtrisë kishe marrë dekoratën Ribbon për kontribut të jashtëzakonshëm.


    Antigona kishte shpëtuar një person pas një aksidenti me tren.

    Janë me mijëra shqiptarë që sot mbajnë uniformën ushtarake të Zvicrës. Deri tashti nuk ka një numër të saktë se sa është ky numër, për shkak se ata evidentohen si shtetas të Zvicrës.

    Shifrat jozyrtare që qarkullojnë nëpër medie zvicerane thonë se rreth 2 mijë shqiptarë sot mund të jenë pjesë efektive e ushtrisë së këtij vendi.


    Por, asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë, sepse përgjigja zyrtare e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj apo bëhet fjalë për ushtri “multietnike”.

    Këtë e ka deklaruar në një deklaratë të fundit edhe zëdhënësi i ushtrisë zvicerane, Christoph Brunner, duke theksuar qartë se “në ushtrinë zvicerane ka vetëm zviceranë”.

    Kjo deklaratë lë për të nënkuptuar faktin se të huajt konsiderohen shtetas zviceranë dhe assesi nuk bëhen ndarje.

    Shqiptarët e përcaktuar si zviceranë, ashtu siç janë shquar edhe gjatë historisë, janë të dalluar në nivelet e larta të kryerjes së detyrave dhe janë shembull pozitiv në këtë drejtim.

    Por ata janë të avancuar edhe në detyra dhe hierarki të larta, ku kemi edhe oficerë dhe ushtarakë me përgjegjësi të larta ushtarake.

    Në mesin e këtyre është Kastriot Asani, oficer në ushtrinë zvicerane, i cili po ecën drejt rrugës së avancimit. (INA)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark