Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se Lidhja Demokratike në opozitë nuk ka nevojë të sillet sikur Lëvizja Vetëvendosje në opozitë.
Haziri tha se në opozitë LDK-ja po ndërtohet si parti lidere brenda Kuvendit të Kosovës.
“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën!”.