Sot po zhvillohet ndeshja mes Norwich Cityt dhe Liverpoolit në kuadër të xhiros së parë të Premier Ligës, shkruan Insporti.
Ndryshe, titullar për Norwichin është ylli kosovar, Milot Rashica, i cili zhvillon ndeshjen e parë në Premierligë dhe anipse nuk arriti të linte shenjë me ndonjë gol, ai ‘trullosi’ mbrojtësin grek, Kostas Tsimikas me aftësitë e tij për driblim.
Ndryshe, Anësori kosovar nënshkroi me Norwich City nga Werder Bremeni deri në vitin 2024.
Rashica, i cili rrjedh nga klubi i Vushtrrisë, ishte pjese e Vitesses në Holandë gjatë viteve 2015-2018, para se të nënshkruante për Ëerder Bremenin.
Kujtojmë se Norwich City në sezonin 2021/2022 do të luajë në elitën e futbollit anglez, pasi në edicionin e kaluar e fitoi ligën e dytë në sistemin anglez të futbollit – Championship. /Insporti.com