
Kanë kaluar tre muaj që nga momenti kur 7 të akuzuarit në rastin e 400 kg kokainë në Lipjan po mbahen në paraburgim. InDoks i është kthyer edhe njëherë kësaj teme. Avokatë të të dyshuarve kanë folur për InDoks, nga Prokurori nuk është dhënë as edhe një përgjigje e vetme.
Përveç avokates së zëvendësdrejtorit të kompanisë Mc Food, Teuta Xhemës për Faton Vrajollin ka folur edhe vëllai i tij, Arbëri.
Është hera parë që si familje flasin para mediave. Por, pse kanë heshtur deri tash? Ai ishin ata të frikësuar nga hakmarrja e Prokurorisë?
“Jo frikë nuk kemi pas, veç frika që po e dëmtojnë procesin, por kemi prit qysh thashë edhe me herët po jetojmë në një kohë të dixhitalizimit dhe informatat mbërrijnë shumë shpejt – në asnjë sistem, në asnjë çështje nuk ka më nevojë me prit për letra. Ne jo veç që kena besu, deri qet kohë unë jam kanë shumë pozitiv duke shpresu se mentaliteti ka ndryshu edhe jena tu prit për ndryshime të cilat kanë me u shfaqë realisht s’po shfaqen kërrkun. Duke e pas, gjithçka thonë nëse nuk provohesh vet, realisht jena provu vet që senet, jeta, nër pika të caktume veç po dëmtohet jo që po ec përpara kurgjo”, ka thënë ai.
Ai ka zbuluar për InDoks së shtëpia e vëllait të tij është bastisur derisa ka theksuar se askush nga organet e rendit nuk kanë folur me ta.
“Asnjëherë, ne nuk kemi kurrfarë kontakti në formë zyrtare përpos bastisjes që e kanë bë në shtëpi. Shtëpi te vëllai, i vetmi vend që I kemi pa zyrtarë në formë direkt, zyrtarët policorë ose institucionet janë kanë qaty. Veç familjarët e ngushtë, përfshi gruan qikën edhe neve që jemi direkt vëllai, motra”, ka thënë ai.
Vëllai i të dyshuarit ka treguar se si po mbahet Faton Vrajolli në burg, kur beson që është i pafajshëm, dhe për më shumë, deri tash nuk i janë prezantuar prova se pse u arrestua. Se si lidhet ai me vetë sasinë e narkotikëve që u kapën në kompaninë ku ai punon.
“Vëllai jem, është njeri shumë pozitivë edhe deri qetash u kanë në atë bindjen e plotë që kena institucione dhe nuk i vyen shumë kohë e do të lirohet, se ne jemi tu rrnu në kohën e elektronikës e informatave, teknologjisë ku shumë lehtë mundet me u marrë secila informatë edhe e ka pas një bindje që është afati që duhet me përfundu të gjitha, por tash ka nis secili jo veç ai, jena thy psikoligjikisht edhe në familje se nuk është një ndjenjë e lehtë kur ty para masës mundohesh me arysetu diçka që duhet me ta arysetu një organ që ti mbështetës në ta, është shteti yt”, është shprehur ai para kamerës së InDoks.
Pos injorimit të publikut, Prokuroria Speciale i ka bërë edhe familjarët e të arrestuarve të ndihen të injoruar. Ata ngrenë dyshime në këtë institucion. Në vet shtetin.
“Në shekullin XXI kur gjithçka pritet një mbështetje prej institucioneve, ti po has që institucionet nuk po të japin mbështetje por përkundrazi po të dëmtojmë, ku po rrnojna, gjeneratat e reja çka po presin. Shembull unë po foli direkt prej vetës ma nuk kam një bindje të seneve që jeta ka me ec përpara në mënyrë pozitive, se pe sheh po të then në moral, besimin krejt këto sene, po të krijon trauma, stres dhe gjithçka më po të bën që më nuk po beson në asnjë institucion që jeta po bëhet për mirë”.
Lajmin për arrestimin e vëllait, Faton Vrajolli, Arbëri thotë se e mori nga mediat.
“Lajmin e kam marrë prej mediave, për shkak që kam provu me kontaktu me vëllain kur e kam pa në media firmën, kompaninë në të cilën është dhe nuk ka pasur qasje në telefon. Në media e kam pa që personat që janë cek me emra dhe një prej emrave ka qenë edhe vëllai jem”.
Vëllai i Faton Vrajollit thotë se çdo ditë po përballen me pyetjet e ndërzeve dhe se si familja janë të thyer psiqikisht dhe se presin nga shtetit më shumë përkrahje, e cila sipas tij tash e ca muaj po mungon.
Dokumentari i plotë: