×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbrojtja e depoistit të akuzuar për 400 kg kokainë në Lipjan tregon se çka i është konfiskuar klientit të tij

    Insajderi
    11 September 2021 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mesin e shtatë të arrestuarve për rastin e 400 kg kokainë është edhe depoisti i kompanisë Mc Food, Kadri Brahimi.

    Kanë kaluar mbi tre muaj, dhe shteti ende nuk e ka përgjigjen në pyetjen që InDoks kishte shtruar po aq muaj më parë: Të kujt ishin 400 kilogramë kokainë?

    Mbrojtja thekson se nuk ju kanë ofruar asnjë provë për vazhdim të kësaj mase rënduese.

    Shefqet Hasimi, avokati i Kadri Brahimit në intervistë për InDoks ka zbuluar se si provë materiale Prokurori i ka konfiskuar klientit të tij vetëm një telefon të tipit Samsung.

    Avokati shprehet se klienti i tij nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga prokurori, përkundër insititmit të tij si palë mbrojtëse që një gjë e tillë të ndodh.

    “Asnjë përgjim tek kilenti im nuk është bë, nuk kam dijeni që është bë me përjashtim të një telefoni Samsung që ka vetëm numrat e familjarëve atë e kanë konfisku prej ditës së arrestimit e deri më sot. Qëllimi im edhe pse kam tentu 2-3 herë me ran ë kontakt me prokurorin e rastit, qëllimi kryesor ka qenë që të ftohet klienti im, të merret një deklaratë para prokurorit dhe prokurori në bazë të provave që I posedon deri më tash dhe në bazë të deklaratës së klientit ta ndryshojë aktvendimin për një masë më të butë, arrest shtëpiak ose paraqitje në polici brenda 2 dite. Ato kishin me qenë një masë shumë të sigurta, që klienti im sa herë të thirret te jetë prezent”, ka thënë ai për InDoks.

    “Prokurori, po hymë për muajin e 5 asnjë deklaratë prej klientit tim nuk e ka marrë. Unë e konsiderojë shkelje më të rëndë, flagrante që i bëhet njeriut, që ka edhe shkelje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Konventën Ndërkombëtare sepse sipas mendimit tim nuk guxon të mbahet njeriu i paraburgosur pa drejtësisht, si masa më e rëndë që e njeh ligji dhe gjykata”, sqaron avokati.

    Kadri Brahimi, sipas avokatit të tij tash ka lënë familjen e tij të ngushtë në kushte jo te mira materiale derisa ai ishte i vetmi që punonte dhe sillte të ardhurat për mbajtjen e kësaj familje, por asnjë nga këto rrethana nuk janë shqyrtuar ende nga Prokurori. Kjo pasi që Prokurori as pas mbi 3 muaj që kur bënë kërkesa për paraburgim, nuk e ka intervistuar atë.

    “Unë në burg e kam vizutu nja 5-6 herë deri më tash, edhe pse sipas detyrës zyrtare prej vullnetit të mirë e kam bë këtë, e kam pa një fytyrë të mërzitshme, një fytyrë të rraskapitur, të lodhur nga ajo që e mundon se thotë po mbahem padrejtësisht në këtë burg, se lidhje me këto që më akuzohen nuk kam”, thotë avokat Hasimi.

    Prokuroria nuk është përgjigjur për InDoks as për atë nëse ka intervistuar edhe të dyshuarit e tjerë.

    Ndiqni dokumentarin e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark