Forumi për Komunikim e Dialog (FKD), sot në Ditën e Pastrimit të Botës, iu bashkëngjit aksionit të pastrimit të organizuar nga “Let’s do it Kosova”.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.
“Pastrimi u organizua në fushën e stacionit të trenit në Prishtinë, brezi i rrugës “Tirana”, ku u larguan më shumë se 300 thasë me mbeturina”, thuhet në njoftim.
Përveç Forumit për Komunikim e Dialog, aksionit të pastrimit iu bashkëngjiten edhe shumë vullnetarë të organizatave të ndryshme joqeveritare, që veprojnë në Kosovë.
Pastrimi u organizua në disa grupe, në mënyrë që të respektohen masat anti-Covid.