×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Forumi për Komunikim e Dialog iu bashkëngjit aksionit të pastrimit të organizuar nga “Let’s do it Kosova”

    Insajderi
    18 September 2021 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forumi për Komunikim e Dialog (FKD), sot në Ditën e Pastrimit të Botës, iu bashkëngjit aksionit të pastrimit të organizuar nga “Let’s do it Kosova”.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.

    “Pastrimi u organizua në fushën e stacionit të trenit në Prishtinë, brezi i rrugës “Tirana”, ku u larguan më shumë se 300 thasë me mbeturina”, thuhet në njoftim.

    Përveç Forumit për Komunikim e Dialog, aksionit të pastrimit iu bashkëngjiten edhe shumë vullnetarë të organizatave të ndryshme joqeveritare, që veprojnë në Kosovë.

    Pastrimi u organizua në disa grupe, në mënyrë që të respektohen masat anti-Covid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark