×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Po punojmë që FSK-ja të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s

    Insajderi
    21 September 2021 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët” tha se po përkushtohen në avancimin e kapaciteteve të Ushtrisë në mënyrë që ajo të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s.

    Kurti tha se Republika e Kosovës e merr seriozisht përgjegjësinë e saj kryesore për t’u ofruar siguri qytetarëve të saj. Ai tha se i janë mirënjohës NATO-s për rolin e rëndësishëm përmes KFOR -it e ka luajtur në zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

    “Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë të ngrisim institucionet tona për të siguruar mbrojtje dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, nga një komb që është konsumator i sigurisë te një që është ofrues i sigurisë. Qeveria është e përkushtuar që të avancojë kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s në operacionet vitale të ruajtjes së paqes”, tha Kurti.

    “Vizioni ynë për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri; jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë”, tha ndër tjerash kryeministri.

    Ai tha se Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë; në veçanti NATO dhe BE.

    Po ashtu, Kurti tha se Kosova aspiron të jetë pjesë e nismave rajonale dhe të promovojë marrëdhënie paqësore fqinjësore në mënyrë që të rrisë stabilitetin dhe besimin ndërmjet vendeve në rajon

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark