×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Komunistët koreano-veriorë shfrytëzojnë “Squid Game” për propagandën e tyre

    Insajderi
    13 October 2021 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Squid Game, seriali dramatik koreano-jugor që është drejt rrugës për t’u bërë seriali më i ndjekur i Netflix po shfrytëzohet nga propaganda e Koresë së Veriut për interesat e saj.

    Filmi dramatik që zhvendos ngjarjet në një skenar imagjinar ku të rinj futen në një kontest vdekjeprurës për të fituar para është interpretuar nga mediat komuniste koreano-veriore si realiteti i kulturës kapitaliste të Koresë së Jugut, ku “korrupsioni, vulgu, të poshtërit dhe imoraliteti është i zakonshëm”.

    Faqja e Koresë së Veriut Arirang Meari citoi kritikët e filmit të Koresë së Jugut “të paidentifikuar” të thoshin se serialet televizive tregojnë një “shoqëri të pabarabartë ku njerëzit pa para trajtohen si gurë shahu për të pasurit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark