
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka përdorur një gjuhë të pa përshtatshme për të treguar se ndryshimin në Prizren nuk e ndalë askush. Kjo pas koalicionit që arriti me PDK-në në këtë komunë.
Shkrimi i Berishës është edituar dy herë. Por, në të dyja rastet shihet përdorim i shprehjeve vulgare kundrejt kundërkandidatëve. Madje, si zakonisht nuk mungojnë gabimet drejtshkrimore.
Vlen të ceket se jo gjithë anëtarët e Nismës Socialdemokrate e kanë përkrahur koalicionin me PDK-në në Prizren.
Kundër ka dalë anëtarja e kryesisë së partisë, Albulena Balaj-Halimaj. E reagimi i Zafir Berishës duket se ka ardhur pikërisht pas publikimit të fotografisë së Mytaher Haskukës me anëtaren e Nismës.
Herë e parë ai ka shkruar “Ndryshimin në Prizren me 14 nëntor nuk mundet me ndalën sperma serbe e as prostitutat politike”.
“Ndryshimin në Prizren me 14 nëntor nuk mundet me ndalën “surrati” serbë , e as prostitutat politike”, ka shkruar herën e dytë Berisha në llogarinë e tij në Facebook.
Se kujt iu është referuar saktë me shprehjet “sperma serbe” e “prostituta politike”, mund edhe të nënkuptohet. Sidoqoftë, gjuha e tillë e përdorur nga një politikan nuk arsyetohet assesi.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me sekretarin për Marrëdhënie me Publike i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.
Shala është shprehur se si Nismë mund të komentojnë vetëm marrëveshjen e arritur nga partia derisa ka refuzuar të jap ndonjë koment për veprimet e anëtares së kryesisë, Balaj-Halimaj.
“Çdo deklaratë tjetër të kujtdo nuk mundem me komentu. Unë mundem me komentu veç marrëveshjen që e ka bërë dega. Marrëveshja ka qenë publike. Ne si Nismë jo që e përkrahim por kemi qenë në dijeni, dhe jemi për veprimet për të cilat i ka marrë dega pra zotëri Zafir Berisha”, ka thënë Shala për Insajderin.