Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë, është vizituar nga vëllai i tij Blerim Thaçi dhe dy miqtë e tij Milaim Cakiqi dhe Hamdi Krasniqi.
Ketë e ka bërë të ditur miku i tij Cakiqi i cili tha së është ndjerë shumë mirë që e ka parë.
”T’fala nga Haga! Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim të palëkundur e bëri luftën dhe paqen. E bëri historinë e re dhe Kosovën e re. Me besim të palëkundur po qëndron edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, i privuar nga liria, por i pathyer, i panënshtruar dhe i pa dorëzuar. U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se Thaçi vazhdon të qëndrojë i pathyeshëm edhe në Hagë.
“ Një lider i formësuar në vitet më të rënda që përjetoi populli ynë, nuk mund të thyhet nga askush. Hashim Thaçi ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i pathyeshëm. Në luftë, në liri, në paraburgim, kudo, ai është i madh!”, ka shkruar Cakiqi.