Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova organizon ekspozitën shitëse ‘Bota përmes syve të mi”.
Në Prishtinë është hapur ekspozita shitëse me këto punime, e tashmë ato mund t’i gjeni në Shoqatën Down Syndrome Kosova.
Ekspozita shitëse do të përmbajë fotografi të realizuara nga të rinjtë, anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në kuadër të programit të trajnimit për fotografi të realizuar nga eksperti i fotografisë Ridvan Slivova.
Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen Shoqatës Doën Syndrome Kosova për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional të të rinjve.