×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamjet nga TikToku që u bën virale, tregojnë sesi jetojnë prodhuesit e drogës në Kolumbi

    Insajderi
    25 November 2021 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rrjetin social TikTok janë publikuar pamjet që janë bërë virale, në të cilat mund të shihen sesi punojnë dhe jetojnë njerëzit e “shkallës më të ulët” të industrisë së kokainës në Kolumbi.

    Siç raporton BBC, pamjet janë krejt ndryshe nga ato që i prezantojnë autoritet, që mëtojnë se janë në luftë kundër kartelëve të drogës, transmeton Telegrafi.

    Videon që e ka publikuar BBC, gazetari i tyre thotë se i ka siguruar përmes TikTokut, që mund të japin një kënd krejt tjetër të rajonit Catatumbo të Kolumbisë, që konsiderohet vendi kryesor i industrisë ilegale të drogës.

    “Janë shfaqur video të punonjësve që punojnë me kokainë dhe atyre nëpër laboratorë”, tha gazetarja Ana Leon.

    Por, ajo çfarë është e pazakontë se ata tregojnë se çfarë në të vërtetë punojnë. Shumica e prodhuesve kolumbianë të drogës gjenden në zonat malore, siç është tregon videoja që u bë virale nga TikToku. Pamjet me hashtagun Catatumbo, ka marrë mbi 3 milionë shikime raportojnë mediat kolumbiane.

    Disa pamje tregojnë punonjësit duke mbledhur drogë, e tjerat duke e përzier me materie tjetër në laboratorët e tyre të fshehta.

    Problemi me kontrabandimin e drogës në Kolumbi është diçka serioze, ku mijëra njerëz vdesin – e qeveria kolumbiane tenton të luftojë me narko-kartelët e fuqishëm.

    Presidenti kolumbian Ivan Duke, gjatë 24 tetorit të këtij viti foli për arrestimin e Daira Antonio Usuge i njohur si Otoniel. Autoritet tërë kohën janë munduar t’i portretizojnë narko-kartelët si “organizata terroriste.

    Megjithatë videoja në TikTok shfaq punonjësit e rëndomtë që qëndrojnë prapa industrisë së kokainës. Ata madje nuk janë shefat e pasur që udhëheqin me kartelët, por janë thjesht fermerë që zhvendosen nga njëri vend në tjetrin – që u kyçën në këtë sektor duke e parë si mënyrën e vetme për të dalë nga varfëria.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark