Familja e të akuzuarit për vrasjen e Agonis Tetajt, padit trupin gjykues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e të akuzuarit për vrasjen e Agonis Tetajt, padit trupin gjykues

    Insajderi
    01 December 2021 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Besnik Berisha ka bërë të ditur se familja e të akuzuarit Shaban Gogajt, i akuzuar vrasjen e Agonis Tetaj ka paditur trupin gjykues, me në krye kryetaren e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Husaj-Rugova.

    Padinë ndaj trupit gjykues, Berisha e arsyeton me pretendimet se kryetarja dhe anëtarët e trupit gjykues rihapen kundërligjshëm shqyrtimin gjyqësor, me ç’rast dëme të pariparueshme i shkaktuan dhe vazhdojnë t’i shkaktojnë Gogajt dhe familjes së tij.

    “Të bindur se vendimet dhe veprimet e trupit gjykues në çështjen penale kundër z.Shaban Gogaj, që nga rihapja e shqyrtimit gjyqësor e deri më datën 25 nëntor 2021 ishin jo vetëm arbitrare, të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese, por edhe skajshmërisht të rrezikshme për sigurinë juridike, e për të cilat gjyqtarët nuk mbrohen nga imuniteti funksional, në cilësi të përfaqësuesit të z. Gogaj dhe prindit të tij, më datën 26 nëntor 2021, pranë Gjykatës Themelore në Pejë kemi deponuar padi për kompensimin e dëmit jo material”, ka thënë avokati Berisha, përmes një postimi në Facebook.

    Ai thotë se “të paditur janë kryetarja dhe anëtarët e trupit gjykues, të cilët si asnjëherë më parë, duke përfillur një kërkesë të kundërligjshme të Kryeprokurorit të Shtetit dhe vartësve të tij, në shkelje të detyrimit të tyre ligjor e kushtetues, rihapen kundërligjshëm shqyrtimin gjyqësor, me ç’rast dëme të pariparueshme i shkaktuan dhe vazhdojnë t’i shkaktojnë z.Gogaj dhe familjes së tij”.

    “Kjo padi mbështetet në parimin e barazisë së qytetarëve para ligjit dhe normat tjera ligjore e kushtetuese që mbrojnë personat e dëmtuar nga veprimet abuzive dhe arbitrare te zyrtareve që paguhen të ndajnë drejtësi”, ka thënë Berisha.

    Ndryshe, Gjykata e Pejës përmes një vendimi në qershor të këtij viti ka përjashtuar avokatin Besnik Berisha nga e drejta për të mbrojtur të akuzuarin Shaban Gogaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark