Kuvendi nderon me një minutë heshtje senatorin Bob Dole, serbët qëndrojnë ulur
Me një minutë heshtje për vdekjen e senatorit Bob Dole ka filluar seanca e sotme parlamentare e Kuvendit të Kosovës. Deputetët kanë nderuar mikun e madh të Kosovës, senatorin i cili ndërroi jetë dje. E derisa të gjithë janë ngritur në këmbë në nderim të Dole, Lista Serbe ka qëndruar ulur.
Një gjest të tillë pati bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje. Deputetët e saj kanë refuzuar të ngriten në këmbë gjatë intonimit të himnit në seancën komemorative për Adem Demaçin
Para fillimit të seancës u intonuan dy himnet, i shtetit të Kosovës dhe ai kombëtar i Shqipërisë.
Gjatë intonimit të himnit të shtetit të Kosovës, u vë re se deputetët e Vetëvendosjes nuk u ngritën në këmbë për të respektuar himnin me të cilin identifikohet Republika e Kosovës./Gazeta Insajderi/