Insajderi
Insajderi

Vetëvendosje si Lista Serbe, dikur nuk u ngritën në këmbë për himnin, sot kritikojnë gjestin e serbëve në Kuvend

Insajderi
06 December 2021 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëvendosje si Lista Serbe, dikur nuk u ngritën në këmbë për himnin, sot kritikojnë gjestin e serbëve në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi nderon me një minutë heshtje senatorin Bob Dole, serbët qëndrojnë ulur

Me një minutë heshtje për vdekjen e senatorit Bob Dole ka filluar seanca e sotme parlamentare e Kuvendit të Kosovës. Deputetët kanë nderuar mikun e madh të Kosovës, senatorin i cili ndërroi jetë dje. E derisa të gjithë janë ngritur në këmbë në nderim të Dole, Lista Serbe ka qëndruar ulur.

Një gjest të tillë pati bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje. Deputetët e saj kanë  refuzuar të ngriten në këmbë gjatë intonimit të himnit në seancën komemorative për Adem Demaçin

Para fillimit të seancës u intonuan dy himnet, i shtetit të Kosovës dhe ai kombëtar i Shqipërisë.

Gjatë intonimit të himnit të shtetit të Kosovës, u vë re se deputetët e Vetëvendosjes nuk u ngritën në këmbë për të respektuar himnin me të cilin identifikohet Republika e Kosovës./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark