
Raif Bajrami, shef i Inspektoratit të Komunës së Shtërpcës, është në mesin e 10 të ndaluarve në operacionin “Brezovica”. Ai akuzohet se ka marr ryshfet që të mos veproj për ndalimin e dhënies së lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, shkruan Insajderi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Raif Bajrami, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se ndaj të pandehurit R.F., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2012-2018, si person zyrtar – shef i Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.1 të KPRK-ës.
I njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-ës.
Po ashtu, Hysni Bajrami – inspektorë të ndërtimit të Komunës së Shtërpcës është njëri ndër 10 personat e arrestuar dje për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se nuk ka ndërmarrë veprimin për ndalimin e ndërtimit në vikend zonën e Brezovicës.
Hysni Bajrami që nga viti 2014 akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare se nuk ka ndërmarrë veprimin për ndalimin e ndërtimit në vikend zonën e Brezovicës, në zonën e dytë të Parkut Kombëtar Sharri, të 6 (gjashtë) objekteve – vikend shtëpiza të pronarit Riad Hasani, për të cilat objekte ishin anuluar lejet e ndërtimit, nga Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurit Hysni Bajrami, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
“ Të pandehurit D.R., D.M. dhe H.B., si persona zyrtar kanë shpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nuk kanë ndërmarrë veprimet ligjore për të ndaluar ndërtimet pa leje të vikend shtëpizave në Parkun Kombëtar “Sharri” me këtë në bashkëkryerje do të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga nen 422 par.1 lidhur me neni 31 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 lidhur me nen 31 të KPRK-së.”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
Gjithashtu, i pandehuri Hysni Barjami akuzohet edhe për atë se nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e ndërtimit në zonën e tretë të Parkut të objektit vikend shtëpizë të Sanije Gecit e cila kishte tejkaluar lejen ndërtimore si dhe ka ndërtuar një pjesë të objektit mbi lumin “Murzhica” si dhe të ankes objektit të Dalibor Trifunoviqit i cili kishte ndërtuar pa leje ndërtimore, të cilat ndërtime janë në kundërshtim me Planin Hapsinor të Parkut Kombëtar Sharri, Ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe ligjit për ujrat në Kosovë, të cilat kanë degraduar mjedisin dhe kanë dëmtuar ujërat e lumit “Murzhica”.
Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq; drejtori i Urbanizmit, Dimitrije Raçiçeviq; Dragomir Milosavleviq dhe Hysni Bajrami – inspektorë të ndërtimit të Komunës së Shtërpcës; Sasha Milosavleviq, drejtor i Kadastrit të Komunës së Shtërpcës, Raif Bajrami, shef i Inspektoratit të Komunës së Shtërpcës, dy persona përgjegjës të dy kompanive dhe dy persona të tjerë që dyshohen se ndihmuan kryerësit pas kryerjes së veprës penale – u arrestuan dje edhe ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit ndërsa seanca po mbahet sot në Gjykatën e Ferizajt./Gazeta Insajderi/