
Edhe një veturë e vjedhur brenda 24 orëve në Kosovë. Në oborrin e një shtëpie mëngjesin e sotëm është vjedhur një veturë e tipit BMW. Hajnat kanë hyrë në shtëpinë e pronarit dhe kanë marrë qelsat e makinës ku më pas kanë vjedh edhe makinën.
Ahmet Keraxhiu ka publikuar në Facebook për vjedhjen e kësaj veture ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin të lajmërojnë në këtë numër 044855855.
Lidhur më vjedhjet e veturave, Gazeta Insajderi ka raportuar edhe dy vjedhje që janë bërë gjatë ditës së djeshme.
Një veturë është vjedhur edhe në lagjen Marigona Residence, në Çagllavicë.
Lajmin për vjedhje u bë i ditur përmes faqes “Marakli t’kerreve”, sipas burimeve të Insajderit, shumë pak orë mbas publikimit, njëri nga antarët e grupit ka intervenuar në gjetjen e veturës duke i dërguar numrin e veturës fabrikës së BMË-së në Gjermani.
Ata kanë lokalizur veturën dhe nga atje i kanë dërguar lokacionin pronarit të veturës, e cila gjendej në Skenderaj.
Po ashtu edhe mbrëmë një veturë është vjedhur në Çagllavicë. Automjeti në fjalë është ngjyrë e bardhë, e modelit “Audi Q7”
Gazeta Insajderi ka biseduar me pronarin e veturës, Flakron Januzaj i cili tregoi se si ka ndodhur ngjarja.
“Rreth orës 6 të mëngjesit ka ndodhur rasti, dyshime nuk kam në askënd vendi ku ka ndodhur e gjithë ngjarja nuk ka kamera dhe nuk mundemi ta dim se nga kush është vjedhur, rastin e kam lajmëruar dhe në Polici”, tha Januzaj.