Insajderi
Insajderi

Edhe një veturë luksoze e vjedhur brenda 24 orësh, Insajderi sjell detajet

Insajderi
27 December 2021 - 20:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe një veturë luksoze e vjedhur brenda 24 orësh, Insajderi sjell detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe një veturë e vjedhur brenda 24 orëve në Kosovë. Në oborrin e një shtëpie mëngjesin e sotëm është vjedhur një veturë e tipit BMW. Hajnat kanë hyrë në shtëpinë e pronarit dhe kanë marrë qelsat e makinës ku më pas kanë vjedh edhe makinën.

Ahmet Keraxhiu ka publikuar në Facebook për vjedhjen e kësaj veture ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin të lajmërojnë në këtë numër 044855855.

Lidhur më vjedhjet e veturave, Gazeta Insajderi ka raportuar edhe dy vjedhje që janë bërë gjatë ditës së djeshme.

Një veturë është vjedhur edhe në lagjen Marigona Residence, në Çagllavicë.

Lajmin për vjedhje u bë i ditur përmes faqes “Marakli t’kerreve”,  sipas burimeve të Insajderit, shumë pak orë mbas publikimit, njëri nga antarët e grupit ka intervenuar në gjetjen e veturës duke i dërguar numrin e veturës fabrikës së BMË-së në Gjermani.

Ata kanë lokalizur veturën dhe nga atje i kanë dërguar lokacionin pronarit të veturës, e cila gjendej në Skenderaj.

Po ashtu edhe mbrëmë një veturë është vjedhur në Çagllavicë. Automjeti në fjalë është ngjyrë e bardhë, e modelit “Audi Q7”

Gazeta Insajderi ka biseduar me pronarin e veturës, Flakron Januzaj i cili tregoi se si ka ndodhur ngjarja.

“Rreth orës 6 të mëngjesit ka ndodhur rasti, dyshime nuk kam në askënd vendi ku ka ndodhur e gjithë ngjarja nuk ka kamera dhe nuk mundemi ta dim se nga kush është vjedhur, rastin e kam lajmëruar dhe në Polici”, tha Januzaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark