
Një autobus me udhëtarë ka rrëshqitur nga rruga kryesore duke u rrotulluar anash rrugës, shkruan Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Cernill të Ferizajt.
Insajderi ka kontaktuar kompaninë e autobusit “Azizi Tours” të cilët e kanë konfirmuar rastin.
“Rruga shumë e keqe, e ngushtë dhe e keqe, nuk ka pas asnjë të lënduar. Autobusi ka qenë ndalu por i ka rrëshqit rrota. Shyqyr prej Zotit nuk ka pas të lënduar”, thonë pronarët.
Nga kompania thonë se për shkak të rrugës së keqe autobusi ka rrëshqitur anash dhe është rrotulluar.
Rastin e ka konfirmaur edhe Policia e Kosovës. Sipas tyre janë tre persona të lënduar.
“Rreth orës 18:50 ka dodhur një aksident komunikacioni në rrugën që qon për fshatin Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj Prishtinë fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit)me këtë rast jane lënduar 3 persona dhe janë dërguar në qendrën emeregjente në Ferizaj, Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”./Gazeta Insajderi/