Insajderi
Insajderi

Kompania “Azizi Tours” tregon për Insajderin si rrëshqiti autobusi në fshatin Cernill të Ferizajt

Insajderi
10 January 2022 - 21:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kompania “Azizi Tours” tregon për Insajderin si rrëshqiti autobusi në fshatin Cernill të Ferizajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një autobus me udhëtarë ka rrëshqitur nga rruga  kryesore duke u rrotulluar anash rrugës, shkruan Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Cernill të Ferizajt.

Insajderi ka kontaktuar kompaninë e autobusit “Azizi Tours” të cilët e kanë konfirmuar rastin.

“Rruga shumë e keqe, e ngushtë dhe e keqe, nuk ka pas asnjë të lënduar. Autobusi ka qenë ndalu por i ka rrëshqit rrota. Shyqyr prej Zotit nuk ka pas të lënduar”, thonë pronarët.

Nga kompania thonë se për shkak të rrugës së keqe autobusi ka rrëshqitur anash dhe është rrotulluar.

Rastin e ka konfirmaur edhe Policia e Kosovës. Sipas tyre janë tre persona të lënduar.

“Rreth orës 18:50 ka dodhur një aksident komunikacioni në rrugën që qon për fshatin  Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj Prishtinë fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit)me këtë rast jane lënduar 3 persona dhe janë dërguar në qendrën emeregjente në Ferizaj, Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark