×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bllokohet ashensori i Apelit, zyrtarja shtatzënë mbetet brenda për gati një orë

    Insajderi
    14 January 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e bllokuar për 45 minuta në ashensorin e Gjykatës së Apelit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.

    Arifi tha se gjendja shëndetësore e zyrtares është më e mirë, teksa e njëjta ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.

    “Ka ndodh një rast shumë i rëndë dhe është dashtë të intervenojë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe policia. Zyrtarja nuk është e lënduar por ka shqetësime. Gjendja e saj është më e mirë”, ka thënë Arifi.

    Më tej, ai ka shtuar se zyrtarja ka qëndruar e vetme e bllokuar në ashensor për 45 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark