
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një përleshje me thika që ka ndodhur të enjten në lagjen “Fidanishte” në Pejë, njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Lajmin për “Insajderi” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi.
Po ashtu ai theksoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.