Insajderi
Insajderi

Krimi për të cilin dyshohet i famshmi Lirim Jakupi, dalin pamjet se si u vra me 17 plumba taksisti në Gjilan

Insajderi
22 January 2022 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krimi për të cilin dyshohet i famshmi Lirim Jakupi, dalin pamjet se si u vra me 17 plumba taksisti në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më 12 shtator të vitit të kaluar, qyteti i Gjilanit u trondit nga një vrasje që ndodhi në një kafene afër parkut të qytetit, ku u ekzekutua me 17 plumba taksisti 50-vjeçar, Bakush Veseli. Për këtë rast po dyshohen katër persona. I dyshuari i katërt, Lirim Jakupi u arrestua para dy ditësh.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të personave të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit. Në pamjet e siguruar shihet se si dy persona shkojnë për ta kryer “punën” dhe më pas ikin nga vendi i ngjarjes.

Dy nga të dyshuarit kanë shkuar deri në vendin e ngjarjes me një veturë ‘’Audi A3’’, ku nga aty kanë dalë të armatosur dhe i afrohen të ndjerit, që ishte ulur në një kafeteri në Gjilan, duke kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Njëri nga të dyshuarit ka zbrazur tetë fishekë në drejtim të viktimës, kurse i dyshuari tjetër ka gjuajtur 50-vjeçarin me 9 fishekë.

Nga plumbat e shkrepur në drejtim të tij, Bakush Veseli është goditur në pjesët më vitale të trupit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tre të dyshuarit Faton Osmani, Gëzim Bajrami dhe Irfan Veseli ndodhen në paraburgim që disa muaj. I dyshuari i katërt, Lirim Jakupi, po ashtu ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar, por më pas ishte liruar.

Policia njoftoi dje për arrestimin e tij, si i dyshuar për këtë rast.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark