×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata merr vendim për Lirim Jakupin, të dyshuarin për vrasjen në Gjilan

    Insajderi
    21 January 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovë ka arrestuar personin e katër lidhur me vrasjen që kishte ndodhur me 12 shtator të viti 2021, në Gjilan. Gazeta Insajderi sot raportoi se i arrestuari i katër në rastin e vrasjes në Gjilan është Lirimi Jakupi.

    Mbi Jakupin tashmë rëndën vepra penale “Vrasje e rëndë”.

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Lirim Jakupi.

    “Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. J. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L. J., dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në një kafiteri në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer veprën vrasje e rëndë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, pasi që po të gjendet në liri mund të i ikë ndjekjes penale”, thuhet në njoftimin.

    Lirim Jakupi është i njohur për vepra penale si vrasje e arratisje nga burgu.

    Jakupit dyshohet se së bashku me Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin mbrëmjen e 12 shtatorit në një kafiteri në Gjilan kishin qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur Bakush Veselit.

    Atë kohë, Jakupi e kishte demantuar lajmi se kishte të bënte me vrasjen e Veselit, duke thënë se nuk ndodhej në Gjilan por ndodhej në Prishtinë. Të nesërmen ishte intervistuar nga Policia e Kosovës.

    Lidhur me vrasjen e 50 vjeçarit në Gjilan në paraburgim gjendjet ende Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin

    “Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit”, htuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark