×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Arrestohet Lirim Jakupi

    Insajderi
    21 January 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovë ka arrestuar personin e katër lidhur me vrasjen që kishte ndodhur me 12 shtator të viti 2021, në Gjilan.

    Gazeta Insajderi mëson se i arrestuari i katër në rastin e vrasjes në Gjilan është Lirimi Jakupi.

    Lajmi për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së

    Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë njoftuar se ndaj Jakupit pritet të bëhet kërkesa për paraburgim.

    Mbi Jakupin tashmë rëndën vepra penale “Vrasje e rëndë”.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ka ndaluar edhe një person, me inicialet L.J., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V. Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Lidhur me vrasjen e 50 vjeçarit në Gjilan në paraburgim gjendjet ende Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin

    “Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit”, htuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Lirim Jakupi është i njohur për vepra penale si vrasje e arratisje nga burgu.

    Jakupit dyshohet se së bashku me Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin mbrëmjen e 12 shtatorit në një kafiteri në Gjilan kishin qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur Bakush Veselit.

    Atë kohë, Jakupi e kishte demantuar lajmi se kishte të bënte me vrasjen e Veselit, duke thënë se nuk ndodhej në Gjilan por ndodhej në Prishtinë. Të nesërmen ishte intervistuar nga Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark