Vazhdon përplasja LDK-VV për Ibrahim Rugovën, Emrush Xhemajli flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vazhdon përplasja LDK-VV për Ibrahim Rugovën, Emrush Xhemajli flet për Insajderin

    Insajderi
    23 January 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli i ka replikuar anëtarit të LDK-së, Bardhyl Metës, duke thënë se nuk më bëjnë përshtypje komentet e tij.

    Xhemajli tha për Insajderin se fyerjet nuk janë argumente duke iu referuar komenteve të Bardhyl Metës që i ka bërë në një koment tek një lajm të Emrush Xhemajlit ku flet për përvjetorin e Ibrahim Rugovës.

    “Por fyerjet nuk janë argument. As nuk me bëjnë përshtypje. Nuk jam unë i vetmi qe po them se mbreti është lakuriq”, tha shkurt Emrush Xhemajli për Insajderin.

    E anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka reaguar kundër një statusi të Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli për presidentin Ibrahim Rugova.

    Madje ai e ka cituar disa vargje të Mirko Gashit.

     Kur dëgjonte këso ahmak’llaqë Marksist-Leniniste si këto të Emrush Xhemajlit- Poeti dhe Boemi legjendar- Mirko Gashi, komentonte me një këndim të lehtë: “Moj e mira, neper talla, n’kallabllak shihet (dallohet) budalla”, shkruan në një koment në facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark