×
Aktuale

Zyrtari i VV-së “nervozohet” me nderimet që po i bëhen Rugovës: Ishte tradhtar i vendit dhe i popullit të tij

Insajderi
21 January 2022 - 16:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli duket se është nervozuar sot shumë, me nderimet që po i bëhen në 16 vjetorin e vdekjes presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai nëpërmes llogarisë së tij në facebook ka shpërndarë një shkrim të Rexhep Qosjes, ku ky i fundit e kishte krahasuar ish-presidentin Ibrahim Rugova me shkrimtarin austriak Peter Handke, pasi sipas Qosjes të dy kanë kërkuar ndaljen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Xhemajli e quan Rugovën “tradhtar i vendit dhe i popullit të tij”.

“Nëse doni të dini se çfarë janë politikanët shfletoni dokumentet që nënshkruajnë. Vendimet që marrin. Marrëveshjet që bëjnë, Dogovoret që i firmosin. Të tjerat janë mite, legjenda, pallavra për mashtrim dhe vetmashtrim. Mesazhi që jepet për gjeneratat e reja kur nderohen ata që kolaborojnë me okupatorët e ka vetëm një kuptim të ulët: Edhe nëse tradhton vendin e popullin tënd nuk ka dert, përsëri do të nderohesh”, shkruan Xhemajli.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark