Insajderi
Insajderi

Thellohen çarjet në LDK | Veliu dhe Abdixhiku përplasen për Podujevën, Ekrem Hyseni flet për Insajderin

Insajderi
30 January 2022 - 18:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thellohen çarjet në LDK | Veliu dhe Abdixhiku përplasen për Podujevën, Ekrem Hyseni flet për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, të shtunën kishte mbledhur delegatët e LDK-së në Podujevë ku me 74 vota pro dhe një abstenim Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së kësaj partie.

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme nuk kishte marrë pjesë ish-kreu i Komunës së Podujevës Agim Veliu, ngase e kishte konsideruar te paligjshëm.

Në lidhje me këtë dekleratë Insajderi ka pyetur kryetarin e sapo zgjedhur të degës së LDK-së në Podujevë Ekrem Hyseni, i cili duke e kundërshtuar Veliun, tha se kuvendi ishte thirrur me shumicën e nënshkrimeve të delegatëve.

“Ky kuvend është thirrur me shumicën nënshkrimeve të delegatëve që kanë nënshkruar pro për të mbajtur kuvend të jashtëzakonshëm,  sipas statutit të LDK-së ku ka qenë i ftuar edhe zoti Veliu si delegat, por nuk ka marrë pjesë.”, ka thënë Hyseni për Insajderin.

Duke folur për strukturën e re të LDK-së në Podujevë, Hyseni i ka thënë Insajderit se kryesia e re do të formohet nga njerëz të me kredibilitet në vendet ku jetojnë.

“Struktura e re e LDK-së mbledhet gjatë ditëve të ardhshme ku do të formohet kryesia e re ku do te janë njëerëz që kanë kredibilitet, kanë respekt njerëzor në vendet ku jetojnë dhe jam I sigurrtë që kanë me dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.“/A.Begolli/Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark