Lajmi i fundit nga skandali i partisë se Kurtit- Edhe mbështetësi i Mefit përfiton nga KEK-u – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmi i fundit nga skandali i partisë se Kurtit- Edhe mbështetësi i Mefit përfiton nga KEK-u

    Insajderi
    05 April 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkrahësit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje i është punësuar i vëllai në KEK.

    Fatbardh Dabinovci, menaxher në KEK, del të jetë përkrahës i një figure mjaft të veçantë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nuk ka kush të jetë tjetër pos Mefail Bajqinovci.

    Kështu e ka cilësuar vetë Bajqinovci në një postim të tij.

    “Me dy përkrahësit e mi të Lëvizjes Vetëvendosje Enverin dhe Fatbardhin”, ishte përshkrimi i fotografisë së Bajqinovcit me menaxherin e KEK-ut, Fatbardh Dabinovcin.

    Këtij menaxheri të KEK-ut, njëherësh përkrahësi të Mefail Bajqinovcit, i është punësuar vëllai Fatlind Dabinovci si Teknik i Makinerisë, ku u punësuan gjithsej 45 persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark