×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “Kryemanipuluesi i flaktë” i Albin Kurtit që punësoi militantët e Lëvizjes Vetëvendosje në KEK

    Insajderi
    05 April 2022 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një konkurs i hapur nga Korporata Energjetike e Kosovës ka zbuluar skemën e punësimit të njerëzve të afërtë me pushtetin e Albin Kurtit.

    Për pozitën manipuluesit e shiritave transportues në KEK kanë aplikuar 1 mijë e 514 persona, 50 prej të cilëve janë pranuar në fund, e shumë prej tyre kanë lidhje të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjo ndoshta për faktin se Ramadan Budakova, njëri nga anëtarët e komisionit për pozitën: manipuluesit e shiritave transportues, është “adhurues i flaktë i Albin Kurtit”.  

    Së paku kështu tregojnë postimet e Budakovës, në profilin e tij në Facebook. Në shumë publikime, komisioneri që ka ndikuar në përzgjedhjen e punonjësve të KEK-ut, e ka figurën e Albin Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, nga konkursi i fundit i Korporatës Energjetike të Kosovës janë punësuar 128 persona.

    Gazeta Insajderi gjatë ditëve të kaluara ka raportuar ekskluzivisht për punësimet që Lëvizja Vetëvendosje i ka shtyrë në institucionin që merret me prodhimin e energjisë elektrike.

    Pas presionit të madh, Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se do ta rishikojë procesin, pasi u raportua për punësim masiv të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në sqarimin e dërguar mediave, KEK thotë se është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.

    Thuhet se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit.

    “Pavarësisht faktit se KEK ka bërë përpjekje për të respektuar kriteret e shpalljes publike si dhe dispozitat ligjore të Ligjit të Punës në fuqi dhe detyrimeve ligjore të dala nga aktet nënligjore për çështjen e rekrutimit të punëmarrësve, KEK është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.

    “Në këtë drejtim, KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces”, thuhet në sqarim.

    Sipas kësaj ndërmarrje, konkursi ka qenë për plotësimin e 150 pozitave të lira, për të cilat kishin aplikur 4 mijë e 668 kandidatë. Për 128 pozita janë publikuar rezultatet e përzgjedhjes, derisa për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit si dhe për “5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt”./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark