Kurti reagon për rastin e Martin Berishajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti reagon për rastin e Martin Berishajt

    Insajderi
    22 April 2022 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar shkurt në lidhje me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    I pyetur për raportimin e skandalit në Slloveni, ku pretendohet se ambasadori ka qenë i përfshirë, Kurti tha se Berishaj do ta padisë për shpifje mediumin slloven.

    “Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin, e po ashtu ambasadori Berishaj me të cilën tregon që ato janë të pavërteta dhe se do ta padisë mediumin i cili ka shpifur asisoj”, deklaroi Kurti për KosovaPress.

    Kurti nuk është përgjigjur nëse duhet të shkarkohet Berishaj, deri në momentin që vërtetohet pafajësia e tij.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se duhet pasë kujdes ndaj këtyre pretendimeve pasi po bëhen edhe në kuadër të të një gare elektorale në Slloveni.

    “Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka shkruar Kryeziu.

    Më parë ka pasur reagim edhe nga presidenca, ku thuhet se Vjosa Osmani ka kërkuar sqarim nga ambasadori Martin Berishaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark