×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bizneset e ndërmjetësimit – Ambasadori Berishajt nuk i deklaroi as në AKK, por pse u mbajt fshehur formulari i tij

    Insajderi
    22 April 2022 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës Martin Berishaj, përveç që nuk i ka deklaruar dy bizneset e tij “Myloja” dhe “Zaslon Kosova” në Agjencinë Kundër Koorupsion siç edhe është i obliguar me ligj, formulari i deklarimit të tij nuk ka qenë publik fare. AKK-ja e publikoi pasditen e së premtes deklarimin e Berishajt, tek pasi që mediat kërkuan sqarime rreth këtij rasti.

    Martin Berishaj, Ambasadori i Kosovës në Kroaci është emri për i përfolur në 24 orët e fundit. Ai është përfshirë në një skandal të madh financiar. Mediat sllovene po raportojnë se ka bartur para në vlerë prej 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, tek politikani slloven.

    Ky zyrtar i lartë i shtetit nuk i ka deklaruar dy biznese që posedon në Agjencinë Kundër Korrupsion. Dy kompanitë e tij, “Myloja” dhe “Zaslon Kosova” figurojnë vetëm në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Martin Berishaj si zyrtar i lartë shtetëorë, është i obliguar që të deklaroj bizneset edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Formualari i delarimit të Martin Berishajt, nuk ka qenë publik në web faqen e Agjencisë Kundër korrupsion, sikurse edhe formularët e zyrtarëve tjerë. Ajo u publikuar tek tash vonë.

    Ky institucion, në një përgjigje me shkrim për demokracia.com ka thënë se ka qenë gabim teknik.

    “Për shkak të një lëshimi të natyrës teknike i njëjti nuk ishte i qasshëm për publikun”, kanë thënë nga AKK.

    Por as në këtë deklarim, Berishaj nuk i ka deklaruar dy bizneset për të cilat raportoi Gazeta Insajderi.

    Ambasadori Berishaj, ka të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve firmën “Myloja” dhe “Zaslon Kosova”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ndërmjetësimet e tjera monetare”, është aktiviteti kryesor i firmës “Myloja L.L.C”, pronë e Martin Berishaj. Për ortak në këtë firmë me nga 33 përqind të aksioneve ai ka edhe Janez Bukovnikun  e Anton Eerne. Firma është e regjistruar në vitin 2008 dhe adresën e ka në fshatin Hajvali të Prishtinës.

    Po në Hajvali është e regjistruar edhe firma tjetër “Zaslon Kosova L.L.C”, ku 15 përqind të aksioneve i ka Martin Berishaj.

    Edhe ajo është regjistruar në vitin 2008 dhe si aktivitet i listuar aty përsëri është ‘ndërmjetësimi”. Në këtë firmë Berishaj ka për ortak Benjamin Erazem Pintar.

    Në dhjetor të vitit 2021 u zyrtarizua emërimi i tij ambasador i Kosovës në Kroaci. 

    Një CV e karrierës dhe angazhimeve të tij nuk është publike në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Në publik atij pas zgjedhjes i janë përshkruar shkollimi e angazhimet e tjera, por jo edhe bizneset. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ai nuk e ka të regjistruar biznesin që iu përmend nga mediat sllovene, “MB Consulting” në Mal të Zi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark