Përplasje për “kulturën e rrugës”, Krasniqi i quan “azilantë” ata që shkuan në LVV, i reagon ish-bashkëpartiaku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përplasje për “kulturën e rrugës”, Krasniqi i quan “azilantë” ata që shkuan në LVV, i reagon ish-bashkëpartiaku

    Insajderi
    28 April 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për “azilantët” e LVV-së, duke iu referuar zyrtarëve të partive tjera që më pas i janë bashkuar partisë në pushtet. Kjo deklaratë e Krasniqit e ka prekur edhe ish-bashkëpartiakun e tij, tash deputetin e LVV-së, Mirsad Shkretën, raporton Gazeta Express.

    Shkreta fillimisht iu drejtua shefit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri i cili i shau deputetët e pozitës.

    “Robtë e tu munden me qenë më të ofenduar sesa robtë e tanë për atë që e the më herët. Kryetari yt në vend që të merrej me gjuhën që e përdore ti, do të na mësojë gjuhën tonë se si të sillemi e si të flasim në parlament”, tha ai.

    Duke thënë se “kjo flet për hipokrizinë e opozitës”, Shkreta më pas iu drejtua Krasniqit, duke i thënë se “shembullin e rrugës në politikë e keni ju”.

    “Z. kryetar i PDK-së, ne mund të kemi qenë në rrugtimin tonë bashkë në faza të ndryshme, por ne nuk vijmë nga rruga, ne vijmë nga profesionet tona. Shembullin e rrugës në politikë e keni ju. Ne kemi ardhë nga profesionet tona fisnike në politikë me dhënë kontributin tonë, siç po e bëjmë edhe sot”, tha ai.

    Në replikë, kryetari i PDK-së tha se ia di emrin Shkretës dhe se s’ia përmendi me qëllim për “me e kursy sepse kemi qenë bashkëpartiakë”.

    Krasniqi përmendi grupin Ritmi i Rrugës, duke thënë se ndjehet krenar për kohën sa ishte reper.

    “Kulturën e rrugës e ke gjetë në këtë partinë që ke shku, se kjo është ajo parti që në rrugët e Prishtinës i kanë kallë institucionet. Nëse po aludon në Ritmin e Rrugës të cilin e ke ngu kur je rritë, ajo është një prej seneve më krenare të cilat i kam bë unë sepse ma merr mendja që atëherë e kam ngritë zërin kur shumë si ti s’e kanë ngritë”, tha ai.

    Kështu, kreu i PDK-së tha se Shkreta “po e ofendon edhe Adriana Matoshin”.

    “Këto janë ikje. Mos e fsheh krimin. Mos u bë o Mirsad pjesë e fshehjes së krimit potencial. Aman”, tha Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark