Deputetja e VV-së: Po flasim shumë por nuk po qartësojmë asgjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputetja e VV-së: Po flasim shumë por nuk po qartësojmë asgjë

    Insajderi
    28 April 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Doarsa Kica Xhelili, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën ku po diskutohet për Komisionin Hetimor Parlamentar për energjinë, ka thënë se duhet votuar komisioni që propozoi Lëvizja Vetëvendosje.

    “Po flasim shumë por nuk po qartësojmë asgjë. U vlerësua nga opozita se 6 muaj janë pak për hetime. VV-ja i ofroi zgjidhje për ta zgjatur afatin. Nuk besoj që do të kishin diçka kundër. Nuk ka pengesë në këtë çështje. Opozita po thotë se kemi të drejtë legjitime, por pse atëherë po hezitoni ta votoni propozimin tonë”, tha ajo.

    Deputetja ka kritikuar opozitën se asnjëherë nuk përmban rregullat e Kuvendit dhe madje lëshon seancat, ndërsa siç tha ajo, “sot kërkojnë një të drejtë”.

    “Nuk po doni të dilni nga ngërçi. Votojeni propozimin tonë”, u bëri thirrje ajo, duke shtuar, “mos u thirrni në bllokadë nga ana jonë”.

    Në diskutim janë dy komisione hetimore për energjinë.

    Njëri është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Komisioni tjetër është propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

    Partitë opozitare kanë thënë se komisioni i tyre do të analizonte të gjitha masat e marra prej periudhës së shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë, për të cilën Kuvendi ka votuar në fund të vitit të kaluar.

    Komisioni i propozuar nga LVV do të hetonte më shumë çështje në sektorin e energjisë.

    LVV po ashtu propozon të hetohen edhe punësimet e bëra nga viti 2006 deri në prill të këtij viti, kontratat e lidhura për blerje të energjisë elektrike nga viti 2006 deri më 2022, procedurat e ndjekura gjatë këtyre blerjeve dhe shumë çështje tjera në fushën e energjisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark