Çfarë komisioni hetimor për rrymën po kërkon opozita e çfare Vetëvendosje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë komisioni hetimor për rrymën po kërkon opozita e çfare Vetëvendosje

    Insajderi
    28 April 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    PDK ka iniciuar formimin e Komisionit Hetimor që do të analizonte masat e marra prej periudhës së shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë. Kurse Vetëvendosje po kërkon që të formohet komision që do të hetonte sektorin e energjisë nga viti 2006 deri më 2022, raporton Gazeta Express.

    LVV ka propzozuar që në komision hetimor të përfshihen hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në periudhën 2006-2022, investimet kapitale në distribucionin e energjisë elektrike pas privatizimit dhe burimet nga ku janë bërë ato investime dhe punësimet e bëra nga viti 2006 deri në prill të këtij viti, kontratat e lidhura për blerje të energjisë elektrike nga viti 2006 deri më 2022, procedurat e ndjekura gjatë këtyre blerjeve dhe shumë çështje tjera në fushën e energjisë.

    Pozita ka paralajmëruar se do të votojnë kundër Komisionit nëse nuk përfshihen edhe çështjet e përmendura.

    Me këtë propozim nuk është pajtuar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

    Ai ka thënë se komisioni hetimor ka mandat gjashtëmujor për të bërë hetime, dhe sipas tij “është e pamundur të hetohen të gjitha çështjet brenda kësaj periudhe”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark