Musk: Do ta blejë Coca-Cola-n, dhe do t’ja rikthejë kokainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Musk: Do ta blejë Coca-Cola-n, dhe do t’ja rikthejë kokainën

    Insajderi
    28 April 2022 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka thënë se dëshiron ta blejë Coca-Cola-ën për t’ia “rkthyer kokainën”.

    Ky postim  i Musk, vjen  menjëherë dy ditë pasi miliarderi e bleu  rrjetin social Twitter me një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh, transmeton Insajderi.

    Edhe pse ky koment i Musk-ut për Coca-Cola-n është konsideruar pak si “shaka”, ajo  në fakt përmbajnë disa të vërteta historike. Sipas Institutit Kombëtar të SHBA=ve për Abuzimin me Drogën, kokaina ishte e ligjshme në 1885 kur John Pemberton, një farmacist në Atlanta, e prodhoi për herë të parë pijen më të famshme në botë Coca-Cola.

    Receta e Pembertonit në atë kohë përfshinte një ekstrakt kokaine të përftuar nga gjethet e kokas. Pemberton, këtë pije e kishte quajutur si një “drogë të licencuar” dhe “tonik i trurit” dhe pije intelektuale.

    Një artikull i vitit 1988 i gazetës amerikane  Neë York Times në lidhje me The Coca-Cola Company, kishte raportuar se si në fillim u përfshi kokaina në pije, por u hoq nga në vitet 1900./Insajderi/

    Tarihi Coca-Cola fabrikası


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark