Deshifrohen sulmet "e fsheta" të Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Deshifrohen sulmet “e fsheta” të Ukrainës

    Insajderi
    28 April 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania amerikane e teknologjisë Microsoft raportoi se aktorët kibernetikë rusë kryen sulme kundër Ukrainës në përputhje me veprimet ushtarake.

    Microsoft ka publikuar një raport të ri mbi sulmet kibernetike ruse në Ukrainë, transmeton Insajderi.

    Në raport thuhet se është vënë re që aktorët kibernetikë të shtetit rus kryen sulme në harmoni me veprimet ushtarake.

    Të paktën gjashtë grupe të veçanta hakerësh të mbështetur nga Rusia kryen sulme shkatërruese kibernetike ndërsa forcat ushtarake ruse sulmuan Ukrainën, thuhet në raport, duke shtuar se gjithashtu u zbulua se hakerët ishin përfshirë në aktivitete të ndryshme spiunazhi dhe inteligjence.

    Raporti tha se kanë prova të rreth 40 sulmeve shkatërruese nga 23 shkurti deri më 8 prill që shkatërruan përgjithmonë dosjet në qindra sisteme të dhjetëra organizatave në Ukrainë.

    Më shumë se 40 për qind e sulmeve shkatërruese ishin drejtuar ndaj organizatave në sektorët kritikë të infrastrukturës, thuhet në raport, ndërsa 32 për qind ishin drejtuar ndaj ndërmarrjeve shtetërore të Ukrainës.

    Trupat ruse filluan një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark